Në cilën komunë të Kosovës ka më shumë shkurorëzime?

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në vitin 2022 janë regjistruar 2,088 shkurorëzime të çifteve.
Sipas komunave, prin Prizren me 209 raste, ose 10,0%,  Gjakovë me 172 raste, ose 8,2%, Ferizaj – 145 raste, ose 6,9%.

Por, numri i shkurorëzimeve është më i vogël krahasuar me vitin 2021, kur ishin regjistruar 2,160 shkurorëzime.

Sipas kohëzgjatjes së martesave të prishura, dominon ajo 5-9 vite me 31,5%, mandej 10-14 vite me 14,5% dhe 4 vite me 9,1%.

Sipas grupmoshave, te gratë dominon mosha 25-29-vjeçare (452 shkurorëzime, ose 21,6%), kurse te burrat mosha 30-34-vjeçare (431 raste, ose 20,6%).