Në cilin vit Musa Ramadani ishte shpallur fituesi i çmimit letrar “Beqir Musliu”?

Shkrimtari Musa Ramadani ndërroi jetë para tri ditësh, pas një lëngate të gjatë.

Ai është kronisti më i autentik i Gjilanit, me romanin Ligatina, shkruan portali mediafokus.info

Ndoshta nuk e dini shumëkush prej jush, por Musa Ramadani ka qenë fitues i çmimit letrar Beqir Musliu, në vitin 2006.

Juria letrare për çmimin “Beqir Musliu”, në përbërje Ramadan Musliu, kryetar i jurisë dhe Ibrahim Kadriu, Sabit Rrustemi, Miradije Ramiqi e Hasan Bunjaku, anëtarë, në mënyrë unanime vendosi që fitues i radhës i këtij çmimi, që njëkohësisht është edhe çmim i karrierës letrare, të jetë shkrimtari Musa Ramadani, poet, prozator, dramaturg dhe kritik i teatrit.

Musa Ramadani, një jetë të tërë, me përkushtimin më të thellë dhe më të veçantë i është dhënë letërsisë dhe jetës prej krijuesi.

Një arsyetim më të gjerë, në emër të jurisë e dha shkrimtari dhe kritiku i letërsisë, Ramadan Musliu, në akademinë solemne, më 24 qershor 2006, kur edhe nga kryetari atëhershëm i Komunës, Xhemajl Hyseni, iu dorëzua çmimi Musa Ramadanit.

Dorëzimi i çmimit në këtë datë lidhje me dhjetëvjetorin e përcjelljes në amshim të shkrimtarit Beqir Musliu.

Pas Ali Podrimjes e Sabri Hamitit, Musa Ramadani ishte shkrimtari i tretë, i cili u nderuar me çmimin letrar “Beqir Musliu”.

Musa Ramadani ka lindur më 1943 në Gjilan. Shkollimin e ka bërë në Gjilan e Prizren, ku ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Nga viti 1965 ka punuar në Rilindje, sektori për kulturë./mediafokus.info