Ne dhe PISA…
(Arsimi është tejet kompleks për ata që e kuptojnë për të drejtuar gishtin drejt indivdit apo grupit të caktuar…)
Çfarë është PISA?
Çfarë vlerëson PISA?
Ku qëndrojmë ne me PISA-n?
Cilat janë vecoritë?
Çfarë është i roli drejorit, mësuesit, prindit dhe nxënsit në mësimdhënie dhe mësimnxënie?
Çfarë duhet të bëjmë që të rangohemi më mirë në PISA?
Fillimisht, PISA – rezultati saj ka shpërfaqur realitetin tonë si shoqëri që kemi dështuar dhe që në fillim para se të fillojmë të ankohemi dhe fajësojmë tjetrin dhe tjerët, secili nga ne dhe nga prizmi jonë ku jemi dhe rolin e përgjegjësinë që kemi të punojmë për rezultate dhe ngadhënjejmë si shoqëri.
Por, para se gjithash, çfarë është PISA?
PISA – (Programme for International Student Assessment) nga gjuha angleze do të thotë Programi për Vlerësim Ndërkombëtar të Studentëve, i cili synon të vlerësojë performancën/njohuritë e nxënsëve të moshës 15-vjeçare në lëndën e matematiës, shkencë dhe lexim si dhe aftësitë për t’u përballur me sfidat e jetës.
PISA – Objektivi kryesor i PISA-s është të matë “rendimentin”, të jap rezulatin real dhe në kohë të sistemeve arsimore, dhe se çfarë aftësish dhe kompetencash kanë fituar studentët në lexim, matematikë dhe shkencë dhe si mund ato të fusin në përdorim në jetën reale.
Prandaj PISA matë nëse nxënësit janë në gjendje të zbatojnë njohuritë e tyre në situata të reja të atyre çfarë kanë mësuar.
Me këtë rast ajo matë edhe nivelin e njohurive dhe zotërimin e proceseve, të kuptuarit e koncepteve dhe aftësinë për të funksionuar në lloje të ndryshme situatash në jetën e tyre.
PISA – do të thotë vlerëson njohuritë e nxënësve 15 vjeçar në Lexim, Matematikë dhe Shkencë ku nga ta kërkohet që njohuritë e fituara t’i zbatojnë në praktikë, prandaj PISA matë njohuritë e nxënsve dhe aftësinë e tyre për të menduar në mënyrë kritike dhe zgjidhur problemet e jetës për dallim nga sistemi arsimor te ne, ku orientimi është në të mësuarit në mënyrë mekanike, memorizimi dhe të mësuarit e gjërave duke pasur për qëllim mbajtjen mend të gjërave.
Të fillojmë të gjejmë dhe hulumtojmë që të përdorim metodat më të mira të mësimdhënies, më bashkohoret dhe mësojme nxënësit tanë me dije për shkathësitë e jetës (real life skills) e jo të vazhdohet me testime dhe vlerësime koti sa për të stresur e frustuar nxënësit çdo ditë e më shumë.
Ne si shoqëri ende po vuajmë nga eksperimentet që bëhen me mësuesit dhe nxënësit tanë, ne po vuajmë nga testomania, ku lloje të ndryshme të testeve e provimeve mbahen sa për sy e faqe e për të matur se sa kanë arritur nxënësit të mbajnë mend apo janë në gjendje mësojnë përmendësh, por kjo nuk funksionon kur vjen te vlerësimi PISA – e që për dallim PISA matë njohuritë e nxënësve se sa ata janë në gjendje të ripordhojnë atë që kanë lexuar dhe sa janë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritke dhe sy kritik në zgjidhje të detyrave.
Kur jemi të përgjegjësia, secili nga ne sot në shoqëri kemi përgjegjësinë tonë, si prind, si mësues, si drejtor, si shkollë, si DKA (Drejtori e Arsimit), Ministri e Arsimit, Qeveri e etj…
Andaj të fillojmë nga Qeveria, ku arsimi duhet të futet në listën e prioriteteve kombëtare, pra që arsimi të bëhet priroritet kombëtar i secilës qeveri që udhëheq me shtetin.
Shumëfishimi i buxhetit në arsim, me këtë rast shkollat e klasat do të pajiseshin më mjetet bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, me teknologjinë më të avancuar si smartboard, laptop, ipad e ku rezultatet padyshim do të ishin pozitive duke na ndryshuar renditjen në PISA.
Të rriten pagat e puntorëve arsimorē, duke filluar nga drejtorët, inspektorët e arsimit, mësuesit e deri e stafi teknik.
Të krijohet mirëqenia bazë, që mësuesit dhe drejtorët të mos kenë barrë brengën për familjen, por që më tërë qenien të fokusohen në punën e tyre që u është besuar.
Ministria e Arsimit të krijojë një Task Forcë me ekspertë të arsimit qoftë vendor apo edhe të ftojmë ndërkombëtarë sidomos nga vendet si Finlanda, Suedia, Estonia etj, e që kjo Task Force e cila do të fillonte që tani me identifikimin e problemeve dhe mangësive sidomos te cikli fillor qofshin ato probleme me literaturën, tekstet shkollore, testeve, përgatitjen e mësuesve etj si dhe të ofrojë udhëzime dhe këshilla për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Përgjegjësia dhe llogaridhënia:
DKA dhe drejtorët të mbahen përgjegjës dhe t’u kërkohet llogaridhënie për punën e tyre. DKA të mbështes drejtorët e arsimit komunal dhe t’u jap atyre autoritetin e duhur që të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre.
Drejtorët, fillimisht duhen që të jenë të pavarur në ushtrimin e detyrës së tyre, ku ata i kanë duart e lira në përzgjedhjen e stafit sidomos të ciklit fillor, dmth që të mos ndërhyjë politika nga jashtë por përzgjedhja të bëhet përmes kritereve të përcaktaura për pozitën adekuate.
Drejtorët të kenë të drejtën të largojnë dhe kërkojnë llogaridhënie nga vartësit e tyre për dështimet si rasti me PISA.
Të vlerësohet dhe lartësohet, e jo nëpërkëmbet roli i mësuesit.
Të dekorohen mësuesit punëtorë dhe të ndëshkohen ata që nuk e bëjnë punën e tyre.
Mësimdhënësit të bëjnë punën e tyre pa presion dhe ngarkesa e direktiva, por të jenë ata autoriteti vendimmarrës në klasë, e që kjo arrihet kur ke diciplinën dhe profesionalizmin.
Një mësues do të jetë autoritativ aq sa është edhe professional ngase këto shkojnë së bashku.
Mësuesit të duan punën e tyre, dhe të dinë rolin dhe përgjegjësinë që kanë para Zotit, institucionit, prindërve dhe nxënësve.
Mësuesit të jenë në trend me kohën dhe zhvillimet e fundit në mësimdhënie, të mundohen të pasojnë trendin ndërkombëtar në mësimdhënien në shek XXI.
Mësuesit të mos improvizojnë, por të bëjnë atë që duhet dhe është në trend të mësimdhënies.
Roli i nxënësit pa dyshim që është kyq andaj të shohim sa nxënësit po punojnë dhe lexojnë qoftë në hapësirat shkollore por edhe në shtëpi.
Të punohet më shumë me nxënës dhe identifikojmë stilet e të mësuarit dhe kuptuarit ngase jo të gjithë mësojnë dhe kuptojnë njësoj dhe të njëjtën kohë.
Të shikohet gjendja sociale, duke filluar nga familja prej nga vjen nxënësi, të mësohet më shumë rreth së kaluarës së tij dhe të gjendet forma në të cilën ai/ajo do të arrinte suksese nësë kërkohet edhe mësim shtesë nga një orë pas orarit të mësimit qoftë nga mësuesi/ja apo nxënsit e shkëlqyeshëm.
Dhe padyshim që rol shumë me rëndësi, deshëm apo jo, kanë prindërit ngase duhet me doemos të funksionojë trekëndëshi prind-nxënës-mësues.
Të shohim ne si prindër sa po bëjmë për fëmijët tanë, sa e kemi prioritet arsimimin e fëmijëve tanë?
Sa herë kemi kontaktuar apo takuar mësuesin e fëmijës për herë të fundit për të pyetur për suksesin apo dështimin e fëmijës tonë?
Sa orë në ditë punojmë me fëmijë pas shkollës kur ata janë në shtëpi? Apo shikojmë së bashku programe degjeneruese televizive?
Nuk mëson fëmija kur i thua ulu atje dhe lexo apo bëj detyrat e këndej ti si prind nuk largon telefonin nga dora apo telekomandën e tv?
Natyrshëm, qenia njerëzore është e prirur të pasojë shembullin më shumë se sa fjalët dhe këshillat, andaj kujdes une dhe ti se cfarë shembulli po japim.
Të ndalojmë së testuari dhe lodhim edhe nxënësit me këto teste e stress të panevojshëm ngase cfarë po synohet me këto teste dhe vetëm teste. A jemi të intersuar të mësojme, a është prioritet të nxënurit apo vlerësimi sa për sy e faqe?
Dhe në fund nuk është koha për fajësime apo kritika, të mbledhim forcat dhe të gjithë së bashku nga aty ku mundemi dhe kemi mundësi të japim më të mirën tonë që neser të korrim suksese dhe marrim rezultate sa më të mira që do të na bënin krenarë si komb dhe si shoqëri.
Kjo është pikëpamja personale e imja dhe nuk flas në emët të asnjë institucioni apo organizate, një këndvështrim imi prej një mësimdhënësi të gjuhës angleze dhe kandidat i studimeve të doktoratës.
…………………………..
Blerim SHERIFI, PhD Candidate në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze

