“Ne duam konflikt”, thoshte para dy dekadash Albin Kurti
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fushatës së fundit elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit fliste me tone të ashpra, nënçmuese e përbuzëse për kundërshtarët politikë, e në kuptim pezhorativ për LDK-në e PDK-në, raporton Mediafokus.info.
Për rikujtim, Kurti është i pari lider kosovar që vite më parë pati deklaruar publikisht se partia e tij do konflikt.
“Duhet të ndërtojmë konflikt me pushtet të padrejtë, me një regjim antidemokratik e me një administratë kolonialiste, por ky konflikt në rastin tonë është i padhunshëm”, pati deklaruar Kurti, gjatë një interviste për gazetën “Java,” më 8 shtator të vitit 2005, raporton Mediafokus.info.
Për më tepër, në këtë intervistë, kreu i Vetëvendosjes kishte thënë edhe se është kundër pluralizmit politik.
“Pluralizmi politik në këto rrethana e përçanë popullin. Unë jam për pluralizëm politik pasi ta bëjmë shtetin. Tash për tash, i tërë populli, të gjitha subjektet politike dhe jopolitike, duhet të bashkohen në një front të përbashkët për vetëvendosje”, kishte deklaruar Kurti.



 
 
						 
						