Në dy qytezat e çajit, ndotja e ajrit rezulton shumë e lartë

Ndotja e ajrit në disa qytete të Kosovës, ka arritur në nivele të larta dhe të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, raporton mediafokus.info

Zonat më të ndotura në Kosovë rezultojnë Vushtrria dhe Kaçaniku, të cilat njihen si qyteza ku pihet çaji. Por nuk besohet që në nivelin kaq të lartë të ndotjes së ajrit të kenë ndikuar stufat për përgatitjen e çajit.

Edhe Prishtina, Mitrovica, Obiliqi, Gjakova e ndonjë tjetër rezultojnë në zonën e kuqe të ndotjes.

Pak më mirë janë Fushë Kosova, Peja, Prizreni Gjilani dhe ndonjë zonë tjetër.

Në zonën e gjelbër gjendet vetëm Suhareka, me shkallë minimale të ndotjes.

Duket se përdorimi i lëndëve të ngurta për ngrohje nga qytetarët si dhe faktorë të tjerë, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit.

Nivelet e larta të ndotjes së ajrit ndikojnë në shëndetin e personave me astmë bronkiale, bronkite kronike, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe të tjera.

Shihet qartë lëndët djegëse për ngrohje dhe gazrat e veturave ndikojnë më së shumti në ambient.

/Mediafokus/