Në epokën digjitale, Ujësjellësi shkruan njoftime me dorë
Ndoshta dikush në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” fryhet para kolegëve për prirje në “bukurshkrim”. Kjo pasi që, KRU Prishtina ka bërë një veprim të pazakontë duke e publikuar një njoftim të shkruar me dorë, shkruan Nacionale.com
Kjo kompani thotë në njoftimin e saj të lëshuar me dorë e të publikuar në Facebook se është mirë të nxitohet për të shkarkuar aplikacionin E-KRUP në IOS dhe Android për të paguar faturat e ujit.
Duhet thënë se megjithëse dorëshkrimi mund të cilësohet i bukur, ka një numër gabimesh drejtshkrimore që mund të shmangeshin në këtë njoftim. Ta zëmë, nuk është nevoja që të vendoset hapësirë për çdo shenjë pikësimi që vendoset.
Megjithatë, vlen të theksohet që numri i reagimeve në postimin e KRU Prishtina ishte mjaft i lartë. Nëse e kanë publikuar këtë shkrim të shkruar me dorë për të marrë vëmendjen e njerëzve, atëherë… ia ka vlejtur!

