Në Ferizaj, një 85-vjeçar gjendet pa shenja jete

Në fshatin Sazli të Ferizajt, një person është gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është Sulejman Thaçi, 85-vjeçar.

I moshuari ishte gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetë.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.