Në finale, për medaljen e artë, Nora Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, e cila mori tri penalizime.

Xhudistja kosovare në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me vazari në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi tri fitore deri më tani. Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic.