Në Gadish të Gjilanit konfiskohet mjaltë e kontrabanduar
Në fshatin Gadish, komuna e Gjilanit, janë konfiskuar 87 kavanozë me mjaltë, e cila dyshohet të jetë e kontrabanduar.
Rasti po trajtohet si tregti e ndaluar.
Fsh. Gadish, Gjilan 10.03.2023 – 14:50. Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar 87 kavanozë me nga 1 kg mjaltë e cila dyshohet të jetë e kontrabanduar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

