Në Gjakovë kërcet grushti mes tre vëllezërve

Policia ka njoftuar se dje tre vllezër në Gjakovë janë rrahur mes vete.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 19.05.2023, 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovar (vëllezër) pasi që të njëjtit janë rrahur në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.