Në gjendje të dehur i vuri flakën shtëpisë së tij

Një person në fshatin Kaliqan të Istogut, dyshohet se në gjendje të dehur i ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ZJARRVËNIE- Fsh. Kaliqan, Istog  12.03.2023, 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti në gjendje të dehur  kishte djegur shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” (foto ilustrim)