Në gjendje të dehur shkon në shtëpinë e ish-gruas dhe e kërcënon atë
Një person në Gjilan është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka kërcënuar ish-gruan e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.
“Gjilan 08.07.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte shkuar te shtëpia e ish bashkëshortes viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

