Në Gjilan arrestohen 2 persona të kërkuar
Policia ka arrestuar dje në Gjilan dy persona, të cilët kërkoheshin për vuajtje të dënimit.
Njoftimi
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Esat Berisha, Gjilan 22.03.2023 – 00:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Gjilan 22.03.2023 – 15:00. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar i kërkuar kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit.


 
 
						 
						