Në Gjilan arrestohen dy persona pasi u përleshën mes vete
Dy persona janë arrestuar dje në Gjilan, pas u rrahën mes vete, njofton policia.
Raporti i plotë i policisë:
Rr. Esat Berisha, Gjilan 21.08.2022, 15:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete.
Gjatë kontrollit te njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë (thikë).
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

