Në Gjilan arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 27.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar dy persona L.Z. (2003) dhe Sh.Xh. (1994).

I arrestuari i parë ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej tre (3) vite e tetë (8) muaj për veprat penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar po ashtu në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej dy (2) vit e tre (3) muaj për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.