Në Gjilan arrestohen dy të dyshuar për gjuajtje me armë në dasmë
Policia në Gjilan, më datë 22.08.2023 ka arrestuar dy të dyshuar B.A. (1976) dhe F.E. (1995) meshkuj kosovarë shqiptarë.
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se me datën 14.08.2023 në një fshat të Gjilanit, gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri.
Me këtë rast nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri e llojit Zoraki 917-T e kalibrit 9 mm dhe një karikator i zbrazët.
Të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.

