Në Gjilan arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Sot, më datë 14.08.2024, rreth ora 10:30, Policia në Gjilan, përmes rrugëve operative ka arritur deri te informacioni mbi vendndodhjen e të dyshuarit  H. I. (2003) me vendbanim në Gjilan, për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Nga ana e Policisë së Kosovës Stacioni – Gjilan i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku janë gjetë prova të qëndrueshme se ai dyshohet të jetë i involvuar në këto vepra penale.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Gjilan i dyshuari është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftim.