Në Gjilan arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 30.08.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar Gj.H. (1989).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ me dënim burgimi prej një (1) viti, e pesëdhjetë (50) ditë.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, duke njoftuar Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’, e-mail:info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001