Në Gjilan arrestohet një person për dhunë në familje
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike në familje ndaj një gruaje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 29.05.2024 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Pasi që i njëjti me datën 30.05.2024 ka përsëritur dhunën psikike dhe është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


 
 
						 
						