Në Gjilan arrestohet një person për dhunim

Policia ka njoftuar nëpërmjet raportit 24-orësh se ka arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim.

Njoftimi i plotë:

DHUNIM

Gjilan 03.09.2023, NN. Viktima femër kosovare me datën 03.09.2023 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke përdorur identitet të rremë ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Lidhur me rastin sot me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.