Në Gjilan arrestohet një person për posedim të substancës narkotike
Policia ka arrestuar dje në Gjilan një person për posedim të stubstancës narkotike dhe një thikë.
Njoftimi i plotë i policisë:
POSEDIM I SUBSTANCËS NARKOTIKE
Rr. 7-Shtatori, Gjilan. 1310.2023 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

