Në Gjilan arrestohet për mashtrim një shqiptar nga Lugina e Preshevës

Një shqiptar nga Lugina e Preshevës, shtetas i Serbisë, është arrestuar për mashtrim në Gjilan.

Gjilan 25.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari Shqiptar shtetas i Serbisë nën dyshimin se e kishte mashtruar viktimën femër kosovare shtetase e Serbisë të cilës ia kishte shitur disa shtëpi në një kompleks rezidencial të cilat shtëpi vite më parë ua kishte shitur personave tjerë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.