Në Gjilan arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Policia në Gjilan ka arrestuar K.R. (2004), mashkull kosovar shqiptar, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan, me dënim burgimi prej tetë muajsh për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.
