Në Gjilan arrestohet personi i kërkuar për vuajtje të dënimit

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dje në Gjilan personin e kërkuar për vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Gjilan 30.06.2023 – 15:30. Në bazë të urdhëresës  së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan,  dega në Kamenicë, është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.