Në Gjilan duhet të hapen qendra tjera mobile për vaksinim
Izmi Zeka
Kjo situatë e rëndë me pandeminë kërkon unitet të brendshëm pa shikuar interesat politike, për të tejkaluar këtë gjendje të rëndë.
Nuk dua të ndalemi se si dhe në çfarë mënyrë po menaxhohet kjo situatë e rëndë nga institucionet shtetërore.
Mirëpo tani institucionet shëndetësore në përgjithësi e në rastin që po shkruaj po ju drejtohem institucioneve komunale të Gjilanit që në një kohë tepër të shkurtër të hapin qendra mobile në lagjet e mëdha të qytetit në mënyrë që vaksinimi të jetë masiv dhe t’u krijojmë kushte qytetarëve pa pritje të gjata të marrin vaksinën.
Vetëm salla e sporteve “Bashkim Selishta” nuk mjafton për të “kapërdirë” fluksin për vaksinim ku do të mundësojnë shpërndarjen e shpejtë të virusit.
Prandaj kryetari i Komunës dhe institucionet shëndetësore të hapin qendra të përkohshme për vaksinimin masiv.
Çdo ditë e humbur do të kushtoj me jetë njerëzish.
Kjo mund dhe duhet të bëhet sa më shpejt.

