Në Gjilan dy persona e bëjnë për spital një tjetër
Policia ka njoftuar se dje janë arrestuar në Gjilan dy persona, pasi dyshohet se kanë rrahur një person tjetër.
Njoftimi i plote:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Gjilan 03.04.2023 – 19:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në gjendje të dehur kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

