Në Gjilan e Pejë gjobiten 8 furra të bukës

Furrat e bukës në Kosovë jo vetëm që i kanë rritur çmimet, por edhe po manipulojnë me peshën e bukës.

Inspektorati Qendror i Tregut ka gjobitur 8 furra të bukës në Gjilan e Pejë.

Ministria e Tregtisë ka njoftuar se këto gjoba janë shqiptuar pasi tri bizneseve nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës, derisa pesë të tjera kishin peshoret e paverifikuara.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Qendror i Tregut së bashku me Agjencinë e Metrologjisë dhe inspektorët komunal të tregut kanë kryer verifikime të jashtëzakonshme të peshoreve nëpër furrat e bukës dhe gjithashtu verifikimin e peshës së bukës.

Janë shqiptuar gjoba ndaj 3 bizneseve të cilave nuk u përputhej  pesha e deklaruar e bukës si dhe ndaj 5 bizneseve të cilat kishin peshoret e pa verifikuara.

Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë inspektimet në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe eleminimin e praktikave të padrejta tregtare.