Në Gjilan e Viti arrestohen dy burra për dhunë ndaj grave

Dy burra, njëri në Gjilan e tjetri në Viti, janë arrestuar për dhunë ndaj grave të tyre.

Njoftimi i policisë:

Gjilan 08.11.2022 – 18:30-19:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë në marrëdhënie bashkëjetese. I dyshuari po ashtu ka dëmtuar veturën e viktimës me ç’rast është vetë-lënduar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Viti 09.11.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. (foto ilustrim)