Në Gjilan e Viti raportohen mijëra euro që dyshohen të jenë të falsifikuara
Në Gjilan e Viti raportohen mijëra para falso, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raporton 24 orësh, shkruan Mediafokus.info.
Raporti i Policisë:
Rr. Adem Jashari, Viti 15.04.2021-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në bankomatin e bankës është deponuar një kartëmonedhë prej 100€ nga i dyshuari mashkull kosovar e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rr. Nëna Terezë, Gjilan. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i bankës ka raportuar se disa klientë të ndryshëm në atë bankë kishin deponuar shuma të ndryshme të parave (513 euro) kartëmonedha letre dhe monedha metali dyshohet se janë të falsifikuara. Njësiti policor për procedura të mëtejme hetimore ka sekuestruar paratë në fjalë.
Rr. Adem Jashari, Gjilan 18.05.2021-14:30. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara në bankomat 13 kartëmonedha të vlerave nga 50 euro 13×50 dyshohet se janë të falsifikuara. Njësiti policor për procedura të mëtejme hetimore ka sekuestruar paratë në fjalë.

