Në Gjilan futen emigrantë nga Siria e Iraku, Haziri kërkon që të trajtohen si njerëz

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka pasur emigrantë nga Siria e Iraku, të cilët kanë hyrë në territorin e kësaj komune, me të cilët po merren autoritetet, shkruan Mediafokus.info.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të mos frikësohen, por t’i trajtojnë si njerëz.

Ja postimi i plotë i Hazirit:

#Dita28. Në Ditën e Kushtetutës dhe në 21-vjetorin e shkuljes së gurit ndarës të shqiptarëve – Betejes së lavdishme të Kosharës, ne i kemi bërë vlerësimet e hershme të përballjes me pandeminë dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Është thirrje e përbashkët për bizneset që ta respektojnë distancën. Mos jep  e as mos merr shërbime pa masa mbrotjëse. Në të kundërtën, detyrohemi t’i mbyllim ato biznese që nuk respektojnë masat kundër #Covid19.

Faleminderit, në veçanti, bashkatdhetarëve kudo që janë për hapjen e kuletës së tyre në ndihmë për familjet gjilanase. Gjenerata e tretë po shkojnë në rrugën e prindërve të tyre me solidaritet, siç janë rastet e ditëve të fundit. Ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha rastet në nevojë në mënyrë të barabartë.

Ndërkohë, në javën e fundit kemi pasur emigrantë nga Iraku e Siria. I lus të gjithë që t’i trajtojnë si njerëz dhe të mos frikësohen.(foto: arkiv)

#ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqytetin