Në Gjilan gjobiten dy vozitës për tejkalim të shpejtësisë
Policia në në Gjilan, gjatë kontrollit të automjeteve në dy raste të ndara kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë të rregulluar me shenjë të trafikut.
Në njërin rast në vendbanim në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h kundërvajtësja është hasur duke vozitur me shpejtësi 112 km/h.
Të njëjtës i është shqiptuar gjoba në vlerë 500 euro, pesë pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej një viti.
Në rastin e dytë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h kundërvajtësi është hasur duke vozitur me shpejtësi 103 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.

