Në Gjilan gjobiten për kundërvajtje shoferë e këmbësorë
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 23.08.2024 – 29.08.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar 1.671 gjoba për kundërvajtësit në komunat e këtij regjioni.
Në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 11 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 20 aksidenteve me të lënduar, një aksidenti me fatalitet.
Ndërkaq, është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 23 ngasës.
32 gjoba janë shqiptuar ndaj këmbësorëve në kuadër të projektit ‘’Siguria e këmbësorëve’’ si dhe 20 gjoba ndaj ngasësve të automjeteve, për mos respektim të ligjit për rregullat në trafikun rrugor në raport me këmbësorët.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, me theks të veçantë atyre me fatalitet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, thuhet në njoftim.
Këshilla për këmbësorët në rrugë:
- Bëhuni të dukshëm!
- Respektoni semaforin dhe shenjat e trafikut!
- Shikoni majtas, shikoni djathtas pastaj kaloni!
- Mos përdorni telefonin, kufje në vesh aspo pajisje të ngjashme kur truponi rrugën!
- Shfrytëzoni çdo herë vendkalimet e shënjuara për këmbësorë dhe ecni në trotuare!
- Në rrugë pa trotuare ecni në anën e majtë!
- Kujdesi shpëton jetë!

