Në Gjilan hapet Olimpiada Matematike 2020

Në Gjilan, përkatësisht në ambientet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, po mbahet Olimpiada Matematike e Gjilanit OMGJ 2020, e cila është mbështetur nga Drejtoria e Arsimit dhe në organizim të Shoqatës së Matematicientëve të Kosovës, e kordinatorit të garave OMGJ, profesorit Festim Shkodra.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka falënderuar nxënësit dhe organizatorët për organizimin e olimpiadës në Gjilan, qytet ky, i cili, tani më mban epitetin e më të mirit në fushën e matematikes në nivel vendi.

Gjithashtu, Gagica ka falënderuar kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri për mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim.

Rezultatet e garave do të publikohen në ora 16:00, ku edhe do të ndahen mirënjohje për fituesit./MediaFokus/