Në Gjilan konfiskohen 24 patentë-shoferë brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet rajonale të policisë, gjatë periudhës kohore 16.02.2024-22.02.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.275 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike ndaj 24 ngasësëve, thuhet në njoftim.

Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Road Poll Pan Europian” në kontrollë të kamionëve dhe autobusëve, ka shqiptuar 76 gjoba për tahograf, bartje e me shumë udhëtarëve në mjet, kontrollë teknike të mjetit, goma në mjet, xhama te krisur etj.,- thuhet në njoftim.