Në Gjilan konfiskohen 30 patentë-shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet rajonale të Policisë, gjatë periudhës kohore 19.07.2024 – 15.07.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar 1.760 gjoba për kundërvajtësit.
Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithashtu edhe 30 masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike.
Janë shqiptuar 49 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni 28 prej tyre, thuhet në njoftim.

