Në Gjilan lëndohet rëndë një shtetas i Bangladeshit
Është lënduar rëndë në dorë një shtetas i Bangladeshit gjersa ishte duke punuar në Gjilan.
Pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit, ai është transferuar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës.
“Gjilan, 04.03.2024 – 20:23. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë. Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.