Në Gjilan ndalohet një person për tregti të ndaluar

Policia kufitare e Kosovës ka ndaluar një automjet me mallra, për të cilat i dyshuari nuk posedonte kuponë fiskalë.

Rasti është cilësuar tregti e ndaluar.

Rr. Llovcë, Kokaj, 21.12.2022-13:35. Njësiti patrullues kufitar ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollimit në veturën e tij janë gjetur artikuj të ndryshëm si: veshmbathje, çanta krahu, usb të llojeve të ndryshme etj, për te cilat i dyshuari i lartcekur nuk posedonte kuponë fiskal. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i lartcekur dërgohet në terminalin doganor, thuhet në njoftim.