Në Gjilan regjistrohet temperatura mbi 40 gradë celsius
Dita e sotme ka qenë ndër më të nxehtat në Gjilan, ku temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë.
Në të vërtetë, edhe meteorologët kishin paralajmëruar se në Gjilan temperaturat mund të shkojnë deri në 40 gradë.
Një qytetar e ka matur temperaturën me një pajisje digjitale dhe siç shihet, nën hije, ka prekur shkallën 41 gradë celsius.
Por, meqë bëhet fjalë për pajisje joprofesionale, matja nuk mund të merret e saktë, por gjithsesi se sot ka qenë dita më e nxehtë e kësaj vere deri tani në Gjilan./Mediafokus.info


