Në Gjilan shqiptohen mbi 1.600 gjoba në trafik brenda një jave
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 09.08.2024 – 15.08.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar 1.627 gjoba për kundërvajtësit.
Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike ndaj 18 ngasësve si dhe 6 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, thuhet në njoftim.

