Në Gjilan vdes një person si pasojë e vetaksidentit, policia e cilëson vdekje e dyshuar
Policia njofton se një person nga Gjilani ka vdekur dje si pasojë e një vetaksidenti, derisa e ka cilësuar si vdekje e dyshuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR
Gjilan 04.09.2022-17:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e një vetaksidenti kishte pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar, njofton policia.

