Në Gjilan vendoset monumenti i djalit të presidentit amerikan
Në shenjë respekti për mbështetjen ndaj Kosovës, me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është shpalosur sot monumenti i të ndjerit Joseph R. “Beau” Biden III, djalit të ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden.
Haziri ka vlerësuar lartë figurën e amerikanit, derisa e falënderoi për kontributin e madh në shërbim të së drejtës si ushtar për çlimit e më vonë ndërtimit të sistemit të ligjit.
“Sot e replikojmë edhe munumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, ka thënë Haziri./Mediafokus.info/

