Në Gjilanin e ri dashnija për njeriun ka me qenë themel i gjithçkaje

Kandidati i LDK për kryetar Komune në Gjilan, Arbër Ismajli ka mbajtur takim me punêtorët shëndetësorë, sektor ky që është degraduar skajshmërisht në katër vitet e fundit përmes nepotizmit, favorizimit të të pa merituarve…

Sa krenar ndjehem në këto takime të rëndësishme sikurse ai me mjekët, infermierët dhe punëtorët e shëndetësisë së Gjilanit, njerëzit që nuk e njohin as orarin, as lodhjen, por, kanë vetëm përgjegjësinë ndaj njeriut dhe shërbimin human e profesional ndaj qytetit të Gjilanit.

Këta janë njerëzit që çdo ditë mbajnë në këmbë sistemin, me duar të lodhura por me shpirt të pastër skuadre.

Ata kërkojnë më shumë respekt, më shumë dinjitet dhe më shumë kushte në një qeverisje të re që i kupton plotësisht dhe ua ndjen hallin e tyre.

Dhe këtë zotim unë bashkë me ekipin ua japim qysh nga sot se në Gjilanin e ri, mantelbardhët do të jenë nga të parët që do ta ndiejnë ndryshimin e plotë!

I falënderoj me gjithë zemër për pritjen, për fjalët e ndershme dhe për besimin që na dhanë.

Me ju përkrah, do ta kthejmë shëndetësinë në krenari të qytetit tonë, aty ku puna e ndershme, dija profesionale dhe dashnia për njeriun kanë me qenë themel i gjithçkaje.

Gjilani ka njerëz të jashtëzakonshëm, dhe mantelbardhët po i shoh si disa prej më të mirëve!

Faleminderit shumë për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe jam përgjithmonë mirënjohës për besimin e dhënë.

Shihemi në ditë të mira e në ditë të bardha për shëndetësinë e Gjilanit, ka thënë Isnajli.

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113