Në Gjykatën e Gjilanit e merr në dorë certifikatën tash e tutje

Gjykata Themelore në Gjilan ka filluar lëshimin e certifikatave në procedurë të shpejtë për qytetarët.

Në qoftë se deri tani keni pritur deri 24 orë për të u pajisur me një certifikatë nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar nga kjo gjykatë, tash atë mund të merrni menjëherë.

Kjo po bëhet me qëllim që palët mos të humbin kohë për t’u pajisur me një certifikatë të tillë, e cila shërben për punësim, për pajisje me vizë, për nënshtetësi etj.

Gjithashtu inkurajohen qytetarët që të shfrytëzojnë aplikimin online që ofron web faqja e gjykatës.