Në Grykën e Karadakut mbahet sot “Trekëndëshi poetik…”
Manifestimi rajonal i poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, i filluar nga viti 2011 e këndej, në përkushtim të 12 Qershorit – Ditës së Lirisë së Kosovës, mbahet sot, në Grykën e Karadakut, përkatësisht në hapësirat e bukura të restorantit “Dunav”.
Organizatorët e këtij edicioni, Ars Clubi “Beqir Musliu”, që është dhe ideator e themelues njëkohësisht, si dhe revista letrare JUVENILJA nga Shkupi, kanë paraparë temë bosht të këtij Manifestimi, FILLET E LETËRSISË NË KOSOVËN LINDORE – TREKëNDëSHIN KUFITAR, ku shkrimtarët e tri shteteve të kësaj pjese të Ballkanit, do t’i debatojnë.
Më pas, do të mbahet dhe KOHA E POEZISË, e njohur si ora poetike e këtij Manifestimi, nga afro 30 krijues të përzgjedhur, poezitë e të cilëve, po edhe të të tjerëve nga ky trekëndësh kufitar do të botohen në revistën letrare AGMIA si dhe atë të Shkupit, JUVENILJA.


 
 
						 
						