Në Hajkobillë ndalohet një person me 5 metra dru
Një person është ndaluar në Hajkobillë për transport të kundërligjshëm të drurëve.
Fsh. Hajkobillë, Prishtinë 29.01.2022-22:25. Policia gjatë patrullimit kanë takuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në kamionin e tij kishte të ngarkuara 5m2 dru pa dokumente përcjellëse. Në lidhje me rastin është njoftuar zyrtari i Autoritetit Pyjor, rasti në procedurë hetimore, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).

