Në Infektivën e QKUK-së s’ka asnjë rast me Covid nga Gjilani
Nga testimet e fundit rezultuan me Covid-19 edhe 17 raste nga komuna e Gjilanit. Në Infektivën e QKUK-së s’ka asnjë rast me Covid nga Gjilani.
Të shëruar rezultuan 25 raste, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës.
Gjithsej të rezultuar pozitiv deri më sot janë 378 raste, nga të cilat, të shëruar plotësisht janë 243 raste.
Raste aktive janë 126 sosh, ndërsa, fatkeqësisht, kanë vdekur 9 persona.
Pacientë me COVID-19 në repartin infektiv në Gjilan janë 10 raste, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë nuk ka asnjë rast nga Gjilani.
Rastet tjera pozitive janë raste në vetë-izolim në shtëpitë e tyre.
Ndërsa, aktualisht janë në pritje të rezultateve edhe të 70 mostrave tjera, ka thënë Ismajli.

