Në Janjevë gjenden armë në një shtëpi

Në një shtëpi në Janjevë, e cila është bastisur me urdhëresë të gjykatës, janë gjetur disa lloje armësh.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Fsh. Janjevë, Lipjan 10.09.2022 – 07:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij e cila është bërë me urdhëresë të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike AK 47, dy pistoleta, tri granata dore dhe 127 fishekë kalibrash të ndryshëm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).