Në Kabash të Vitisë vetura aksidenton këmbësorin
Një person në Kabash të Vitisë është goditur nga një veturë në lëvizje, derisa ishte duke ecur rrugës. Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit, njofton policia e Kosovës.
Fsh.Kabash,Viti 04.11.2022-16:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit.

