Në Kamenicë arrestohen 8 persona për kalim ilegal të kufirit
Policia e Kosovës ka bêrë të ditur se në tri raste të ndara ka arrestuar tetë persona në Kamenicë për kalim ilegal të kufirit.
Njoftimi i plotë i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
· Kamenicë 17.10.2022 – 23:25. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me veturë kishin kaluar kufirit ilegalisht. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Kamenicë 17.10.2022 – 23:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me veturë kishin kaluar kufirit ilegalisht. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Kamenicë 18.10.2022 – 01:15. Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me veturë kishin kaluar kufirit ilegalisht. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

