Në Kamenicë arrestohet një dasmor për gjuajtje me armë zjarri

Policia në Kamenicë, me datë 28.07.2024 ka pranuar informacion se gjatë një ahengu familjar si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person mashkull kosovar ka pësuar lëndime.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

Personi është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar 14 gëzhoja të armës si dhe dy armë zjarri të kalibrit 9mm, të cilat do të përdorën si provë materiale për gjykatën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari i këtij rasti, mashkull kosovar (1971) është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, thuhet në njoftim.